Burime konfirmojnë se vajza nuk ka patur probleme në lindje apo hemoragji. Ngjarja është duke u hetuar dhe pritet ekspertiza mjekoligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes.
TIRANE– Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë 4 ditë pasi ka sjellë në jetë foshnjen e saj. E reja, identiteti i të cilës ende nuk dihet, ka lindur një fëmijë rreth 5 kilogram me lindje natyrale dhe pas 24 orëve qëndrimi në spital ka shkaur në shtëpinë e saj. Por ajo ka shfaqur probleme një ditë pasi ka shkuar në shtëpi.
Dje pasdite, vajza ka shkuar me shenja debulese në maternitet. Ajo është futur menjëherë në reanimacion dhe sot ka vdekur në orët e para të mëngjesit. Burime konfirmojnë se vajza nuk ka patur probleme në lindje apo hemoragji. Ngjarja është duke u hetuar dhe pritet ekspertiza mjekoligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes.
Kjo është ngjarja e dytë brenda 24 orëve ku një grua humb jetën. Dje në Elbasan, Etleva çullhaj vdiq disa orë pasi abortoi foshnjen që kishte në bark, ndërsa ishte nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë./Dosja.al