Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil në orët e para të së dielës, pasi është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike një nga legjendat e arteve marciale, Leandro Pereira, 8 herë kampion bote në disiplinën e Jiu-Jitsu.
Sportisti 33-vjeccar kishte kaluar orët e vona të natës së të shtunës në një diskotekë në Sao Paulo, ku kishte filluar një zënkë me një person të pranishëm, i cili me sa duket ishte në gjendje të dehur. Pereira kishte vendosur që ta qetësonte me një kapje sportive me të cilin ishte i famshëm, duke e shtrirë në tokë.
Por në momentin që e lëshoi, personi në fjalë nxori pistoletën dhe e qëlloi me plumb në kokë nga distancë e afërt, duke u larguar më pas nga vendngjarja. Pareira u transportua drejt spitalit me urgjencë, por u shpall i vdekur rrugës. Ndërkohë, personi që e qëlloi është shpallur në kërkim pasi policia e Sao Paulo ka bërë të ditur se e ka identifikuar dhe bëhet fjalë për një pjesëtar të policisë ushtarake në këtë vend.