Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me zjarrin që ka përfshirë kurorën e gjelbër të qytetit të Elbasanit.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i PL thekson se flakët vijojnë të shkrumbojnë për orë të tëra një pasuri publike nga papërgjegjshmëria dhe indiferenca shtetërore.

Postimi i plotë:

Kurora e gjelbërt e Elbasanit, pasuri publike natyrore, vazhdon për orë të tëra të shkrumbohet nga zjarri, papërgjegjshmëria dhe indiferenca shtetërore.
Megjithë alarmet e ngritura asnjë ndërhyrje efektive dhe asnjë masë.
Ndërprisni pushimet, ngrihuni në këmbë dhe shuani zjarret!