Një 50 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht, pasi është aksidentuar në punë, në Rrilë të Lezhës.
Paraprakisht bëhet me dije 50-vjeçari Ndue Gjinaj ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash teksa punonte në një fabrikë mielli.
Ai u dëgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës, por fatkeqqsisht nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
