Gazetari i Reuters, Danish Siddiqui u vra të Premten ndërsa mbulonte një përplasje midis forcave afgane të sigurisë dhe luftëtarëve Talibanë pranë një kalimi kufitar me Pakistanin, tha një komandant Afgan.

Forcat speciale afgane kishin qenë duke luftuar për të rimarrë zonën kryesore të tregut të Spin Boldak kur Siddiqui dhe një oficer i lartë afgan u vranë në atë që ata e përshkruan si shkëmbimi i zjarrit mes Talibanëve, i tha zyrtari Reuters.

Siddiqui ishte ngulitur si gazetar që në fillim të kësaj jave me forcat speciale afgane me bazë në provincën jugore të Kandahar dhe kishte raportuar për luftime midis komandove afganë dhe luftëtarëve talebanë.

“Ne po kërkojmë urgjentisht më shumë informacion, duke punuar me autoritetet në rajon,” thanë në një deklaratë Presidenti i Reuters Michael Friedenberg dhe Kryeredaktorja Alessandra Galloni.

Danish ishte një gazetar i shquar, një burrë dhe baba i përkushtuar dhe një koleg shumë i dashur. Mendimet tona janë me familjen e tij në këtë kohë të tmerrshme”, thanë përmes një deklarate të përbashkët presidenti i agjencisë Reuters, Michael Friedenberg, dhe kryeredaktorja Alessandra Galloni.

Siddiqui ishte pjesë e ekipit fotografik të Reuters-it, që fitoi Çmimin Pulitzer në vitin 2018 me fotografinë që dokumentonte krizën e refugjatëve Rohingya, në Mianmar.

Siddiqui ka punuar për agjencinë e lajmeve Reuters që nga viti 2010. Ai, mes tjerash, ka mbuluar luftërat në Afganistan dhe Irak, krizën e refugjatëve Rohingya, protestat e Hong Kongut dhe tërmetet në Nepal.

fax