Facebook po shton një shërbim me emoji të reja me efekte zanore në Messenger. Emri i shërbimit do të jetë sigurisht Soundmojis.

Për të aksesuar Soundmojis, ju duhet të shtypni butonin emoji ndërkohë që jeni në një bisedë në Messenger, më pas në ikonën e efekteve zanore në pjesën e djathtë. Tani do t’ju shfaqet një listë me opsionet e disponueshme. Mjafton të klikoni në një emoji për të dëgjuar efektin zanor shoqërues dhe në butonin send për ta dërguar.

Disa nga këto efekte janë karakteristike, si përshembull në emoji-n e dhisë dëgjohet efekti i blegërimës, në emojin e duartrokitjes luhet një efekt duartrokitjesh e shumë të tjera. Mirëpo disa prej tyre bashkëshoqërohen me muzikë, si në rastin e orës me rërë ku luhen vargjet e Drake “you only live once, that’s the moto”, ndërsa në rastin e emojit të diellit luhet një klip nga kënga “Good Morning” e Kanye. Emoji i përplasjes së grushteve luan fjalët e famshme “I don’t have friends, I have family” nga Dominic Toretto në Fast and Furious 7.

Facebook thotë që emoji-t do të update-ohen rregullisht me efekte të reja, thjesht siguroheni që të kontrolloni rregullisht listën e emoji-ve.

Ky lajm vjen para Ditës Botërore të Emoji-ve, e cila “festohet” në datën 17 korrik.

geek