Ngadalësia e mekanizmit të madh europian me shpërndarjen e vaksinave dhe nisjen e procesit të vaksinimit kontraktoi thellë me historinë e suksesit që shënuan në këtë drejtim disa vende si Izraeli apo Mbretëria e Bashkuar.

Teksa kërkohen fajtorët për këtë situatë, analistja Mary Ellen Synon gjen një problem të papërmendur më parë: të shkuarën e lideres së vendit më të fuqishëm të kontinentit të vjetër, Angela Merkelit në Gjermaninë lindore komuniste. Në një vend ku liritë e individit ishin të pakta, familja e asaj që ishte asokohe Angela Kasner udhëtonte lirshëm në anën perëndimore, diçka e rrallë kjo për kohën. Vetë kancelarja do të pohonte me vonë se po, kishin bërë kompromise. Sipas biografëve, Merkel kishte punuar në sektorin e agjitacionit dhe propagandës.

Kur u shpërfaqën për herë të parë pyetjet mbi këtë pjesë të së shkuarës së saj, pati thënë fillimisht se nuk e mbante mend, e pastaj u shpreh se nëse gjërat do të rezultonin ndryshe, epo ishte diçka me të cilën mund të jetonte. Cfare lidhje ka kjo me gjendjen e vaksinimit sot në bllokun europian? Epo, thotë Synon, Merkel është ajo që drejtoi Gjermanine dhe vende të tjera drejt një politike të vetme, të unifikuar të BE-së lidhur më vaksinat. Një qasje monolitike dhe e avashtë, e cila bëri që BE-ja të dështonte ne blerjen e dozave të mjaftueshme ndërsa u dëshmua e paaftë për të shpërndarë sic duhet edhe ato që disponon. Në rininë e saj, vazhdon analistja, Merkeli u mësua të besonte në sistemin sovjetik që bashkonte 15 republika në një shtet të vetëm.

Dhe gjatë muajve të fundit, sipas Synon, ajo sakrifikoi perspektivën e një vaksinimi të shpejtë përfshirë këtu dhe vetë popullatën e saj, me bindjen dogmatike për t`i bërë të 27 vendet anëtare të vepronin si një trup i vetëm. Sic thotë Filipp Piatov, opinionisti kryesor i gazetës Bild, edhe një çështje kaq jetike si kjo, Merkeli preferoi ideologjinë përpara politikës së mirë, thjesht sepse ishte e “etur të demonstronte superioritetin e burokracisë së Brukselit kundrejt atij të kombit.

Top Channel