Futbollisti ndërkombëtar, Osaghi Bascom, ndërroi jetë në moshën vetëm 23-vjeçare, pasi u sulmua me thikë deri në vdekje, në një festë në Bermudes.

Lojtari i kombëtares së Bermudës u godit me thikë për vdekje jashtë një restoranti në ishull gjatë pranisë. Sipas policisë së Bermudës, ai ndërroi jetë nga plagët e shumta, që mori ngs thika.

“Ne duhet të dëgjojmë këdo që ka qenë në festë, por për momentin njerëzit nuk po flasin me ne. Ne e dimë se njerëzit e panë atë që ndodhi dhe do t’i nxisim të bëjnë gjënë e duhur”, tha një zyrtar i policisë lokale, pasi ende nuk është përcaktuar shkaku i sulmit brutal.

Bescom, përveç ekipit të Aston Villas dhe Bristol City, ka luajtur edhe për Levante, Valencia dhe Darlington.

Federata e Futbollit të Bermudës mban zi për humbjen e lojtarit 23-vjeçar.

Sipas medieve lokale, askush nuk është arrestuar në lidhje me këtë rast, pavarësisht se shumë persona e kanë parë sulmin.