Trotuarët e “zaptuar” nga bizneset

Edhe pse shpesh herë është ngritur si shqetësim nga qytetarët ,zënia e hapsirave publike dhe e trotuareve është duke vijuar shqetësuese. Javët e fundit edhe ato pak trotuare të cilët kishin mbetur të lirë janë pushtuar nga tregëtarët ambulant të cilët shesin produkte të ndryshme. Nga një vëzhgim në qytetin e Elbasanit pothuajse të gjithë janë të zënë nga biznese private të cilët për të reklamuar produktet e tyre I kanë vendosur në rrugë duke penguar kalimin e këmbësorëve të cilët shpesh herë detyrohen që të dalin edhe në rrugë të rrezikuar nga automjetet . Situata është rënduar edhe më shumë gjatë ditëve të fundit për shkak edhe të afrimit të festive të fundvitit.

Qytetarët shprehen për Egnatia neës se shpesh ndihen të rrezikuar për jetën e tyre pasi detyrohën të kalojnë edhe në rrugë pasi hapsirat në trotuare janë plotësisht të zaptuara nga bizneset dhe tregëtarët ambulant.

Trotuaret janë një hapsirë publike të përshtatura për lëvizjen e këmbësorëve dhe zaptimi I tyre nga bizneset është I paligjshëm nda autoritetet vendore duket të marrin masa duke kufizuar përdorimin e trotuareve në qytet nga bizneset sepse zënia e tyre jo vetëm krijon zhurmë në qytet por bëhet dhe shkak për incidente.