Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy vajza, pasi në rrjetet sociale u shpërndanë pamjet, ku një grua në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë torturohet e rrahet nga një infermiere, derisa dikush afër saj qesh dhe e incizon.

Policia thotë se në orën 14:10, ka arrestuar dy të dyshuarat e përfshira në këtë rast.

Ato janë duke u intervistuar në Stacionin Policor në Pejë.

Videoja që u shpërnda sot në rrjetet sociale ka tronditur vendin. Aty shihet një infermiere që e rrah të moshuarën dhe së paku një grua tjetër që argëtohet duke e parë sulmin.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Arrestohen dy (2) persona tё dyshuar

Pejë, 2 nëntor 2022

Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Pejё, duke u bazuar nё video incizimin i cili ka qarkulluar nё media sociale, ku shihet njё punёtore nё njё shtёpi tё pleqve nё Pejё, e cila ёshtё duke ushtruar dhunё ndaj njё të moshuare.

Policia menjёherё ёshtё vёnё në veprim dhe rreth orёs 14:10, ka identifikuar lokacionin dhe ka arrestuar dy (2) tё dyshuara lidhur me rastin.

Tё dyshuarat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё dhe nё koordimin tё plotё me prokurorin e shtetit do tё merren veprime të mëtutjeshme.