Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, i ka vdekur sot nëna.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sveçla, përmes një postimi në Facebook.

“Nëna na la sot. Ishte nënë, grua, motër e gjyshe e dashur për të gjithë ne! Do të mbajmë gjallë kujtimet për ty si nënë e grua stoike e plot mirësi. I përjetshëm kujtimi për ty nënë!”, ka shkruar Sveçla.