Ditën e nesërme në orën 11 në hollin e Fakultetit të Drejtësisë do të mbahen homazhet nga ana e Fakultetit dhe studentëve për humbjen e studentes Renada Muneka në një aksident tragjik me makinë.

22-vjeçarja nga Hasi ka humbur jetën javën e shkuar në një aksident me makinë në Durrës i cili i mori jetën.

“U prefsh në paqe!”, shkruhet në postimin e faqes “Studentët denoncojnë” bashkangjitur dhe me foton e së ndjerës.