Artikuj të shumtë mund t’ju udhëzojnë si të visheni, si të qëndroni apo edhe si t’i jepni dorën intervistuesit. Po ju themi që tani që ky nuk është një nga ata artikuj. Ato lloj rregullash i shkojnë për shtat një mendësie të vjetër, që vlerësonte cilësitë statike më tepër se fleksibilitetin.

Kompani ndërkombëtare si Webhelp vlerësojnë tek punonjësit e tyre një cilësi: kreativitetin. Kjo është e vetmja gjë që ju duhet të keni me vete në një intervistë pune për kompaninë lider të marrëdhënies me klientin në botë. Me zyra në të gjithë globin, Webhelp ia ka dalë të zgjerohet kaq shumë pikërisht sepse është një kompani e cila ka në thelbin e vet kreativitetin, aftësinë për t’iu përshtatur edhe situatave më sfiduese të punës së përditshme.

Më në fund me një zyrë edhe në Tiranë, Webhelp i ka dyert e hapura për agjentë multilingualë, menaxherë, recepsionistë dhe specialistë HR që dalin jashtë kornizave kur vjen fjala për t’u ofruar klientëve zgjidhjet më të mira.

Mbështetur edhe nga teknologjia më e lartë, Webhelp ofron njësoj si për klientët, përvojën më të mirë edhe për punonjësit. Inteligjenca Artificiale automatizon disa prej proceseve të rëndësishme të punës, si përshembull gjetja e një përgjigjeje të përshtatshme për e-mail, apo lehtësimi i disa proceseve të biznesit.

Sepse motoja e Webhelp është “Think Human”, kompania punon për të nxjerrë në pah aftësinë më njerëzore të mundshme, kreativitetin. Në një ambient pune ku të gjithë motivojnë njëri- tjetrin dhe ku ndihesh i vlerësuar për çdo hap që hedh profesionalisht, i ke të gjitha mundësitë për t’u bërë një artist i komunikimit.

Për të zbuluar se cilat janë vendet e lira të punës në Webhelp.