Këta të mërziturit fare apo gjysëm të goditurit e pjesës humbëse të listave në partitë e vjetra, të cilët po ushqejnë veten me gajret se mund të thyejnë herësin e Damianit e të futen në zonën fituese, duke spostuar ata që kanë përpara, kanë vetëm një shpresë:Të luten që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë kërkesën tonë për hapjen reale të listës përpara 25 prillit dhe të na japë të drejtë.Përndryshe, të shohin për ndonjë drejtor dogane, drejtor hipoteke, apo drejtor patentash, sepse deputetë nuk bëhen dot. Edhe këtë ëndërr duhet ta shohin vetëm në rastin që partia e tyre do të jetë në pushtet. Se po të bien në opozitë, ta mendojnë që tani se si do të mbushin autobuzët me protestues për t’i nisur drejt Tiranës për vjedhjen e votës.
E VETMJA SHPRESË PËR TË MËRZITURIT E LISTAVE TË MBYLLURA Nga Astrit Patozi
20