Një ditë më parë, Bora zemani tha se Atdheu është pezulluar nga emisioni dhe ende nuk dihet se kur do kthehet në emision. Këtë deklaratë, Atdheu e përgënjeshtroi. Përmes një postimi në Instastory, konkurrenti nga Kosova tha se është larguar me dëshirën e tij, duke e cilësuar vendin aty një llum.

Të dashur miq! Më vjen keq për shumë info të pavërteta që mund të keni dëgjuar këto ditë, për situatën e krijuar kur figura ime kinse ka dashur të përbaltet por nuk do të munden dot. Një sqarim për dashamirësit e mi: Atdheu nuk është pezulluar nga emisioni, por jam larguar vetë me dëshirën time për mos t’u bërë pjesë e llumit. Ju falenderoj për mbështetjen e do të jem gjithnjë transparent me ju!”, shkruan Atdheu.