Jetlira Elezi, 37-vjeçe mbeti e vdekur në vend pasi u godit me thikë nga bashkëshorti i saj 37-vjeçari Ramis Mici. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Elbasan, në një banesë në lagjen ‘Skëndërbej’. Nga dëshmia e pronarit të benesës për i cili u kishte lënë shtëpinë me qira, vetëm 3 ditë më parë kishte qenë policia e cila kishte prangosur Ramisin për dhunë dhe siç u shpreh ai, e shoqja i kishte treguar se Jetlira kishte urdhër mbrojtje.Burime zyrtare nga prokuroria sqarojnë se 37-vjeçarja Jetlira Elezi, nuk ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, ndërsa kishte bërë vetëm një kërkesë. Mësohet se të dy punonin, burri merrej me gipse, ndërsa gruaja punonte në një Fast-Food. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për arsye xhelozie. Autori ishte nga fshati Selitë në Mollas, ndërsa viktima nga një fshat i Belshit.
Ende nuk është e qartë sesi ishte i liruar 37-vjeçari, megjithëse policia e kishte shoqëruar për dhunë.
‘Shtëpinë e gjeta të mbuluar me gjak, dhe ajo ishte në mes të dhomës’ u shpreh pronari i banesës i cili tregoi, se 37-vjeçarin e kishte parë të largohej me hapa të ngadaltë, pasi kishte kryer krimin e rëndë. Të dy ishin të divorcuar dhe kishin nga dy fëmijë nga martesat e mëparshme! Jetlira mbante një nga fëmijët e saj, ndërsa fëmijët e Ramisit mbahen nga ish e shoqja.
Policia ndërkohë është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa po vijon krehja e zonës për kapjen e tij.