Jetlira e Elezi mbeti e vdekur ditën e sotme pasi u qëllua për vdekje me thikë nga Ramis Mici, bashkëshorti i saj.

Çifti i pronarëve të cilët u kishin dhënë me qira banesën Ramis Micit dhe Jetlira Elezit, thanë se ato nuk kishin dëgjuar për zënkën mes tyre. Por vetëm në momentin kur 37-vjeçari ishte larguar pas krimit duke përplasur fort derën. Ato thanë se u zgjuan të trembur dhe se më pas kishin parë që dera ishte hapur dhe kur ishin futur në banesë kishin parë gruan të vdekur në mes të dhomës.

NUK FLISJA SHUMË MË TË. AJO ISHTE NGA SELITA, KURSE AI NGA BELSHI. VETËM PARA 5 DITËVE. NUK DI GJË. SA KANË ARDHUR TEK UNË NUK DIMË GJË. KISHTE URDHËR-MBROJTJE QË PARA 4-5 DITËSH QË KUR KISHTE NJË DEBAT MË PARA.  MË PARA NUK KAM DËGJUAR DEBAT MES TYRE. ATO NUK KISHIN MBUSHUR 2 MUAJ KËTU, UNË ISHA NË GJUMË U TREMBA. PËRPLASI DERËN AI. ATËHERË U ZGJUAM NE U TREMBËM- U SHPREH LEME ZDRAVA.

‘NE ISHIM NË GJUMË, POR U PËRPLAS DERA DHE U ZGJUAM. KUR DOLËM PAMË QË ISHTE DERA E HAPUR DHE DRITA NDEZUR. AJO KA PASUR URDHËR-MBROJTE. GOCËN QË KISHTE NGA MARTESA E PARË E KISHTE DËRGUAR TEK SHTËPIA E ISH-BASHKËSHORTIT TË AJ KËTO DITËT E FUNDIT.’- U SHPREH PRONARI I BANESËS XHAFER ZDRAVA.

Pronari i banesës që u kishte dhënë shtëpinë me qira çiftit Ramis Micit dhe Jetlira Elezit në një interviste për Report Tv ka treguar se ngjarja ka ndodhur në orën 1 pas mesnate dhe ka gjetur viktimën të mbuluar me gjak. Ai ka treguar se disa ditë më parë policia kishte qenë në banesën e tyre, pasi 37-vjeçari kishte dhunuar Jetlira Elezin. Kjo e fundit i kishte treguar bashkëshortes së tij se ka urdhër mbrojtje. Të dy kishin qenë të divorcuar dhe më nga dy fëmijë, ndërsa së fundmi kishin lidhur martesë së bashku.

‘Ishte ora 1 pa 10 u hap dera dhe e pamë që ai doli rrugës me hapa të ngadaltë. Me thotë gruaja që dera ishte hapur. Ajo ishte e vdekur në mes të dhomës kishte gjak në gjithë dhomën. Mora policinë në telefon, erdhi policia bëri punën e vet. Se për çfarë u zunë nuk e dimë. Erdhi edhe më parë policia para 3-4 ditwsh, se ajo ishte ankuar se ai e kishte rrahur. Mori të shoqin i vuri hekurat.

Ajo i kishte thënë gruas se kam urdhër mbrojtje, a kishte ajo ne nuk dimë gjë?!  Ai ka bërë debate! Prej dy muajsh jetonin këtu. Ajo ka qenë e divorcuar me burrin e parë dhe ka dy fëmijë. Edhe ky i divorcuar me dy fëmijë, fëmijët ja ka mbajtur e shoqja. Kanë bërë edhe celebrim. Ramizi përditë shkonte në punë edhe ajo punonte.’- tha për Report Tv, Xhafer Zdrava.