Pjese nga biseda

Demokrati: Kurbini ka 130 delegatë. 100 delegatë kanë firmosur me vullnet të lirë. Z.Berisha na pri në protesta. Kam një kërkesë. Si kryeministër ndaloni largimin e shqiptarëve. Së dyti, mundësoni votën e emigrantëve. Me Sali Berishën fitorja është e sigurtë.

Berisha: Dua t’iu garantoj se do të jetë qëllim madhor ngjallja e shpresës dhe jo vetëm shndërrimi i Shqipërisë në vend shprese, por dhe rikthimi i atyre që janë larguar. Në vitet 2007-2014, numri i popullatës në Shqipëri filloi të rritet progresivisht sepse Shqipëria u bë vend shprese. Sa i përket diasporës. Ju garantoj se zgjedhje nuk do të ketë në Shqipëri nuk do të ketë pa votën e diaspores. Ai thotë se kjo lëvizje është për qëllim personal timin. Por po të ishte kështu unë e kisha më të thjeshtë të pranoja propozimet që më bënë dhe që nuk pranova asnjë. Por vendosa të shkoj në gjykatë. Kam mijëra miq por kurrë askujt nuk i kam kërkuar ndihmë