Home TEKNOLOGJI Earbuds 3 Pro nga Honor vijnë me një sensor monitorimi të temperaturës...

Earbuds 3 Pro nga Honor vijnë me një sensor monitorimi të temperaturës së trupit

10

Së bashku me smartphone-in Magic që mund të karikohet shpejt me karikuesen 100W, Honor prezantoi në MWC 2022 (ku Geek Room dhe Neptun janë të pranishëm për t’ju njohur me teknologjitë më të reja) kufjet e reja wireless Earbuds 3 Pro të cilat kanë të integruar një teknologji për monitorimin e temperaturës së trupit. Sipas Honor, kjo teknologji është e para në industri, dhe për ta aksesuar do të duhet të paguani €199.

Monitorimi i temperaturës është bërë tepër i rëndësishëm për të ndjekur gjendjen shëndetësore të njerëzve gjatë pandemisë, dhe tashmë ju do të mund të masni temperaturën e trupit përmes një pajisje që luan rolin e një matësi me rreze infra të kuqe në vesh. Kjo ide duket shumë e mirë, madje ka tërhequr dhe vëmendjen e Apple ndërkohë që zhvillon përditësime të reja për AirPods.

Për të aktivizuar monitorimin e temperaturës përdoruesit mund të shtypin në kufje 3 herë, dhe nëse vihet re një temperaturë jo normale përdoruesi njoftohet menjëherë. Megjithatë një shënim tregon se kjo pajisje nuk mund të përdoret për qëllime mjekësore.

Honor nuk ofroi shumë detaje mbi këto kufje gjatë eventit në MWC, por konfirmoi dhe praninë e disa shërbimeve të tjera përveç monitorimit të temperaturës. Earbuds 3 Pro do të kenë active noise cancellation, bateri që zgjat deri në 24 orë së bashku me kasën mbajtëse dhe karikimin e shpejtë.