Ish-përfaqësuesiit e Lartë të Bashkësisë Ndërkombëtare, Christian Schëarz-Schilling dhe Valentin Inzko i kanë dërguar një thirrje urgjente liderëve të BE-së dhe NATO-s për ta mbrojtur Ballkanin Perëndimor nga një skenar i ngjashëm me atë të Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, ata i kanë dërguar një letër edhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke paralajmëruar se lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik dhe presidenti serb, Aleksander Vucic mund të përfitojnë nga agresioni rus kundër Ukrainës dhe të provokojnë incidente apo mbase edhe një luftë të re në Bosnje e Kosovë.

“Serbia dhe Republika Srpska nuk i kanë arritur qëllimet e tyre nga vitet 1990-ta. Përveç kësaj, ata ushqejnë marrëdhënie shumë të ngushta me Rusinë. Prandaj, ne kemi frikë se agresioni aktual kundër Ukrainës mund të përhapet në Ballkanin Perëndimor, në radhë të parë në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë”, thuhet në një letër të përbashkët të cituar nga Deutsche Welle.

Si zgjidhje më të mirë, ata sugjerojnë pranimin e Bosnje e Hercegovinës në BE sa më shpejt të jetë e mundur dhe duke vënë në dukje se ky është një lloj edhe detyrimi moral marr parasysh zhvillimet e viteve 90-ta.