Infektimit me Covid-19 nuk i ka shpëtuar as këngëtari i famshëm, Ed Sheeran. Këtë lajm e ka dhënë vetë artisti përmes një postimi në Instagram ku ka treguar se do të izolohet pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.

Ai u shpreh se do të vazhdojë të japë intervista dhe performanca të planifikuara nga shtëpia.


Si pjesë e promovimit, Sheeran do të bashkohej me Zane Lowe të Apple Music javën e ardhshme për të luajtur këngë nga albumi i tij dhe për të marrë pyetje nga fansat, por mesa duket një pjesë e këtij eventi do të organizohet onli

Përsa i përket jetës në familje, artisti ka treguar më herët se çdo javë zhvillojnë një takim romantik me bashkëshorten, ku diskutojnë për njëri-tjetrin e gjithçka tjetër, por jo për vogëlushen e tyre.

“Unë dhe gruaja ime kemi takime romantike. Zhvillojmë takime romantike strikte çdo javë. Dhe nuk ka rëndësi kush është në qytet ose kush do të takohet me ne, është gjithmonë kjo mbrëmje në javë dhe ne dalim jashtë dhe rregulli ynë është se nuk mund të flasim për vogëlushen tonë. Duhet të flasim për njëri-tjetrin, sepse si prind shpenzon shumë kohë duke diskutuar për prindërimin dhe në një farë mënyre e harron se kush ishe më parë. Kështu që kemi një ditë në javë ku jemi ata që ishim më parë”, ka treguar Ed Sheeran.