Ish kryeministri, Sali Berisha është përfshirë në një lloj diskutimi që ka të bëjë me Krishtlindjet dhe nga kjo temë ka dalë më pas në realitetin aktual pasi foli edhe për filozofin “Friederich Niche”. Ndërsa nuk la pa thumbuar as kryeministrin aktual Edi Ramën duke thënë se ky i fundit kurrsesi nuk i përksite filozofisë së “Niçes”.

A po përpiqeni ta sintetizoni shembullin e Krishtit me rastin tuaj aktual, për atë që ju po përjetoni aktualisht?

Berisha: Qëndron një përpjekje për ta tejkaluar vete, të mos jem ai që isha dje. Në rradhë të parë njeriu bën bilancin e veprimtarisë së tij ditore. Ai nuk do të ecë përpara nëse nuk do përcaktojë objektiva të tjera nesër. Në këtë sens askush është më i zgjuar se Niçja.

Do ma sillje Edi Ramën Niçeist dhe nuk do më pëlqente kjo gjë. Kini parasysh dhe një gjë që ai ka patur edhe probleme të shëndetit mendor. Por të rrallë janë qeniet që i kanë dhënë njerëzimit mendësi të tilla.