Kur thua Monica Bellucci, nuk mund të mos mendosh për Malèna-n, personazhin e filmit ikonë të vitit ‘2000 të Guisepee Tornatore-s, gruan sharmante me tipare mesdhatare që e dëshironin të gjithë.

Vetiu na vjen të besojmë se Monica-n e kanë dashur dhe ëndërruar gjatë gjithë jetës së saj, por ja që edhe diva është ndjerë e refuzuar në një moment të jetës së saj.

Doni të dini nga kush?

Në një intervistë të dhënë për “Corriere della Sera”, këngëtari i famshëm Eros Ramazotti pranoi se vite më parë, ai ka refuzuar interesin që Monica Bellucci kishte treguar për të si mashkull. Intervista bëri aq bujë, saqë Ramazzotti u detyrua të bënte një sqarim përmes Instagramit.

Gjatë intervistës, këngëtarit italian iu kërkua të bënte një rivlerësim të karrierës së tij dhe jetës private. Në një pikë, kur u pyet për pengjet që ka, ai thotë se e tillë është një JO që i ka thënë aktores. “Jeni penduar për diçka? Një jo private? Për Monica Belluccin. Ishte një kohë kur edhe ajo edhe unë ishim të lirë. Ka mbetur thjesht një kujtim i bukur.

Ai ka postuar më pas një video nga show “Stasera pago io”, në Instagra, ku Monica dhe ai ishin të ftuar. “Më vjen keq që nuk iu vardisa aq shumë gruas më të bukur në botë”, shkruan ai.

living