Pas një sezoni të suksesshëm të “Binjakët”, vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj kanë zgjedhur Barcelonën si ndalesën e parë të pushimeve për këtë verë, duke përfituar edhe nga lehtësimi që Spanja ka bërë për qytetarët shqiptarë, lexoni Spanja hap kufijtë për pushuesit shqiptarë, mjafton që më parë të keni bërë…

Dyshja e pandashme e ekranit kanë ndarë në rrjetet e tyre sociale, foto dhe video nga ky udhëtim, madje Donaldi ka realizuar edhe disa video për Tik Tok-un, por a është ky udhëtim tipik çunash?

Nuk jemi edhe aq të bindur, të paktën kështu kemi kuptuar nga Instagrami. Siç tashmë e dini, pas ndarjes nga Jonida Maliqi thuhet se Romeo ka gjetur dashurinë tek vajza e ministrit Niko Peleshi, Aleksia. Madje kjo e fundit para ca kohësh publikoi edhe disa foto me një mashkull “misterioz”, që çuditërisht ngjante me Romeon.

Së fundmi, ajo ka zbuluar se ndodhet në Barcelonë duke nënkuptuar se ndodhet pranë Romeos këto ditë. Kështu që të gjitha provat tregojnë edhe një herë se ata janë bashkë.

living