Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën ndryshe këtë të hënë ku prezantoi për publikun dy “mikeshat” e tij, të cilat e shoqërojnë në zyrë.

Ai publikoi një video në të cilën shfaqen dy breshka, ndërsa nuk ngurroi të përcillte mesazhet politike për mbështetësit e Partisë Socialiste.

Kryeministri u shpreh se është kohë për të nisur rrugën e fitores për zgjedhjet vendore.

“Edhe një rrugë të re drejt një fitoreje të re atë të zgjedhjeve vendore në dialogun me komunitete  në të gjithë Shqipërinë për qeverisjen vendore dhe për sfidat e përbashkëta”, tha ai.

Duke uruar shqiptarët për një javë të mbarë, Rama bëri lutje për më shumë reshje shiu, pasi sipas tij prezenca e tij është shumë e rëndësishme për të luftuar inflacionin e luftës, të shkaktuar nga agresioni i Vladimir Puti në territorin ukrainas.

“Paçi javë të mbarë dhe sa më shumë shi mundësisht, Shiu nuk duhet të na harrojë sepse na duhet për të luftuar inflacionin e luftës se Putinit, që nuk e kemi sjellë ne, por qe duhet të bëjmë çmos që ta lehtësojmë sa më shumë për të gjithë ju”, shtoi ai.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F2699233310210332%2F&show_text=false&width=267&t=