Sipas MeteoAlb, vendi ynë paraqitet deri në orët e pasdites me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, të cilat herë pas here do të zhvillohen duke krijuar mundësi për rrebeshe afatshkurtra dhe të izoluara. Ndërsa në orët e mbrëmjes dhe të natës parashikohet që vranësirat të largohen gradualisht.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur në vlerat ditore nga 16°C deri në 35°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

living