Të dy skins të reja janë realizuar mjaft mirë dhe do të dalin në shitje në item shop të lojës në datën 7 gusht. Çdo skin do të ketë 2 variante të ndryshme, të cilat mund t’i shihni më poshtë.

Nëse ju dëshironi të luani me skin-in e Cammy më herët, mjafton të merrni pjesë në Cammy Cup në datën 5 gusht.

Kohët e fundit Fortnite ka qenë mjaft aktive. Ditën e martë Epic shtoi një skin të ri të bazuar në personazhin Bloodsport të DC Comics para prezantimit të The Suicide Squad. Gjithashtu brenda lojës gjendet një orë që ka nisur numërimin mbrapsht deri në zhvillimin e koncertit të ardhshëm të Ariana Grande, që do të fillojë në 6 gusht.

Të martën në mëngjes u zbuluan dhe disa audio brenda lojës që besohen t’i përkisnin DaBaby, rreperit që gjendet në një situatë të vështirë pas komenteve të tija homofobe. Epic refuzoi të komentonte kur u pyet rreth këtyre audiove.

geek