Si cdo vit vjeshta ka sjellë rritjen e çmimeve të produkteve në tregjet agro ushqimor në vendin tonë . Edhe pse rritja e çmimeve këtë vit ka qenë konstante dhe nuk ka njohur ulje as në pikun e prodhimit vendas.

 Në tregun e fruta-perimeve në Elbasan, konsumatorët ankohen së ky vit ka shënuar rritje të lartë të çmimeve thuajse në të gjitha produktet bazike që konsumojnë çdo ditë

.Të shumë janë qytetarët të cilët  e përballojnë me vështirësu këtë rritje konstante të çmimeve dhe për pasojë blejnë më pak, apo evitojnë produktet e shtrenjta. Shumica prej tyre shprehen se të blejnë fruta është kthyer në nje luks për ta.

Rritja më e madhe e çmimeve është vënë re në produktet e shportës sidomos të perimeve dhe frutave pasi me pagat dhe pensionet që kanë është e pamundur që të mbulojnë të gjitha shpenzimet./Egnatia news