Kryeministri Edi Rama është duke folur mbrëmjen e sotme në Kuvend, për votimin e ligjit për hapjen e dosjeve për personalitetet që kanë marrë certifikatë sigurie. Prej një maratone disa orëshe, punimet dhe diskutimet në seancë plenare vazhdojnë ende.
Rama në fjalën e tij, tha se ata që kanë ngritur zërin më shumë kundër regjimit komunist, janë ata të cilët nuk duan hapjen e dosjeve. Kryeministri shënjestroi dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, për të cilin tha se ka nisur gjithë ky ndryshim ligjor.
“Ku e ke Oerd non-gratën, pse nuk vjen ai të votojë heqjen e nenit nr.4 dhe t’i hapë rrugë hapjes së dosjeve? Se janë dosje personash me rëndësi, sepse siç thotë dhe Autoriteti i Dosjeve, që nuk e krijoi PD por e krijoi PS, dhe ça nuk dëgjon njeriu i shkretë. Dosjet janë hapur që në 2015, por janë një kategori që nuk janë hapur.
Janë ata që janë pajisur me certifikatë pastërtie. Për shtetasin I/M që jeni futur bashkë në rubla çorba. Se mbase është ai, ose nuk është ai. Heqim këtë nen dhe Partinë e Liries e shohim me pastërti nëse shtetasi I.M nuk ëhstë ai ku u shkon mendja gojëve të mbrapshta.
Ka që në 2015 që të gjithë viktimat e regjimit komunist të bëjnë kërkesë dhe ta marrin dosjen e tyre. Dhe aty ka një kufizim, të cilin do e heqim sot, me një propozim jo të bërë nga ne. Pse nuk vjen këtu Partia e Liries dhe Liria e Partisë të votojnë? Për një arsye të thjeshtë, se është ajo parti bashkë me atë parti që nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve. Kanë dashur që hijet të vijnë vërdallë, se sa më shumë të vijnë vërdallë, aq më shumë mund të ulëriet”, tha Edi Rama.