Astrit Patozi ka folur për situatën në Partinë Demokratike.

I pyetur se a ka vullnet sipas tij që PD-ja të bashkohet, Patozi ka deklaruar se për të “më shumë po bëhet teatër se ka sinqeritet” brenda palëve.

Astrit Patozi: Unë kam përshtypjen se më shumë po bëhet teatër se ka sinqeritet. Atmosfera është e tillë që duket se të dyja palët po bëjnë një lojë hileqare me njëra tjetrën. Problemi i tyre është se kush e mban faturën e atij që nuk deshi të bashkohej. Demokratët kërkojnë të bashkohen qoftë edhe mekanikisht. Bashkimi mund të mos ndodhë dhe nuk është fundi i botës.

Politikani Patozi ka deklaruar se Partia Demokratike po vuan sot hezitimin që pati për t’u ndarë teksa shtoi se kjo forcë politike do të ishte më e fortë po të ishte e ndarë në 2 entitet poltike.

Astrit Patozi: PD po vuan hezitimin që pati për t’u ndarë. Nëse PD do të ndahej që në fillim kur nisi pa shkuar tek kundragazi, tek gazilotësjellës, PD mund të ishte më e madhe dhe më e fortë duke qenë e ndarë në 2 entitete politike. Kur them PD kam parasysh demokratët, elektoratin që voton kundër Ramës, nuk kam parasysh partinë e Berishës apo partinë e Lulzim Bashës.

Të dyja bashkë do të bënin më shumë se një parti e vetme. Sali Berisha po kërkon të ketë një parti të vetme dhe po përpiqet që këto t’i lodhë. Këta të tjerët e ndjejnë këtë punë dhe duan të mbijetojnë. Këta e dinë se po u futën tek vatha e tij, ata shuhen./tvklan.al