Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Qeverinë e re dhe një nga vendimet e para që ka marrë ka qenë një premtim i tij i disa muajve më parë. Rama ka thënë sot se të gjithë fëmijët e mbetur jetim për shkak se prindërit e tyre kanë rënë në krye të detyrës, do jenë “fëmijë të Republikës”.
Sipas projektligjit që citoi Rama, ata do të marrin rrogën e plotë të prindërve të tyre deri në moshën 18 vjeçare. Në këtë kategori do të përfshihen dhe fëmijët e mjekëve, infermierëve dhe stafeve spitalore që kanë humbur jetën nga Covid.
Edhe nëse prindërit kanë humbur jetën para hyrjes në fuqi të ligjit, ata do të përfhshihen në të.
Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
Projekti tjetër projektligji për statusin e fëmijëve nën përkujdesjen e Republikës. Kjo është një masë e posaçme ligjore, e një kujdesi të veçantë, me një mbështetje financiare dinjitoze për të gjithë ata fëmijë të mitur të individëve që akte të rralla vetëmohimi kanë dhënë jetën për mbrojtjen e integritetit territorial, të interesave kombëtare, të jetës së te tjerëve, të pronës publike apo në raste të fatkeqësive natyrore e raste të jashtëzakonshme në ndihmë të popullsisë.
- Do përfitojnë të gjithë jetimët nën moshën 18 vjeç, sipas kategorive të fëmijëve apo personave, nën kujdestari të një personi të njohur me statusin “Dëshmor i Athdhut”, fëmijë të personave nën kujdestari të mjekëve, infermierëve apo personelit mbështetës që ka humbur jetën si rezultat i Covid-19, marrë gjatë apo për shkak të kryerjes së detyrës.
- Fëmijët apo personat nën kujdestari të një prindi që ka humbur jetën në përpjekje për mbrojten e proës publike, ose për shpëtimin dhe mbrojtjen e jetës së të tjerëve, si një akt vetëmohimi.
- Fëmijët apo personat në kujdestari të një prindi që ka humbur jetën si pasojë e kryerjes me përgjegjshmëri të funksionit në mbrojtje të rendit publik.
- Personat që u përkasin kategorive përfituese, pavarësisht nëse prindi e ka humbur jetën përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, do trajtohet në mënyrë retroaktive.
- Personat e mitur, prindi i të cilit i përketë kategorisë mjek, infermier apo personel shëndetësor që ka humbur jetën, qoftë dhe përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji si rezultat i Covid-19, do trajtohet në mënyrë retroaktive.
- Të gjithë këta fëmijë që do kenë statusin e fëmijës nën përkujdesjen e Republikës, do marrin rrogën e plotë të prindit deri në moshën 18 vjeç.