Politikani Myslim Murrizi, ka folur mbrëmjen e djeshme për deputetët e opozitës, duke theksuar se ata nuk janë të djathtë. Sipas tij, disa prej tyre janë njerëz që nuk kanë familje, nuk besojnë në Zot dhe janë spiunë të ish-Sigurimit të shtetit.

“Ça i djathtë është ai?! 6 gra pa burra, 6 burra pa gra dhe 3 burra që duan burra. I djathtë? Ça i djathtë është?!”, ka thënë ndër të tjera ish-deputeti në emisionin “Spotlight”.

Deklarata e Myslim Murrizit – Video:

E djathta me të majtën ndahen. E djathta respekton familjen, ka besim në Zot, respekton pronën, do Athedhun. Unë nuk mund të quaj të djathtë njerëz që nuk kanë familje aty. Njerëz që shajnë Zotin gjithë ditën, njerëz që nuk besojnë në Zot kurrë. Njerëz që nuk respektojnë pronën, njerëz që nuk duan Athedhun.

I djathtë? Ça i djathtë është ai, opingat e sheros.

Unë e thash, e them në çdo studio. Ça i djathtë është ai?! 6 gra pa burra, 6 burra pa gra dhe 3 burra që duan burra. I djathtë? Ça i djathtë është?! Janë 21 deputetë spiunë të Sigurimit të Shtetit nga ky kraqhu demek i djathtë. Nuk guxojnë të shkojnë të autoriteti i dosjeve për të marrë, kanë apo nuk kanë bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit. Nuk guxojnë.