Kryeministri Edi Rama i ka dhënë fund spekulimeve nga foltorja e Kuvendit, duke shuar zërat se deputetë të caktuar nga radhët e PS mund të jenë kandidatë për President. Ai tha se asnjë nga 140 ligjvënësit nuk do zgjidhet për kreun e shtetit.
“Ne do ta bëjmë këtë përpjekje se kemi detyrim ndaj vetës, në radhë të parë, e kemi detyrim ndaj njerëzve, atyre që na kanë zgjedhur dhe atyre që nuk e kanë bërë, e kemi detyrim për njerëzit. Nuk do të jetë asnjëri nga ne që është këtu. Nga ju jo e jo, por as nga ne”, u shpreh kryeministri.
Edi Rama tha se as me Berishën nuk do të negociohet për President. ” Nëse del nga goja e të vdekurit nuk merret parasysh”, u shpreh ai.
Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:
Nëse do te keni Saliun në krye është zgjedhja juaj. Unë nuk po merrem me këtë, unë po merrem me ju sepse ju jeni këtu. Dhe duke qenë se ju jeni këtu dhe procesin me të cilin po flasim, që si këtë proces ta bëjmë duke u konsultuar me ju. Dhe meqë pjesë juaj këtu po shkon me të, thjesht për ta ditur, s’ka problem. Për sa na takon që jemi në proces konsultimesh gjerat duhet të thuhen hapur.
Mos I qani hallin zarfave, sekreteve dhe mënyrës sesi funksion PS sepse procesi që ndërtuam është një proces që marrim maksimumin e propozimeve gjë që besoj nga eksperienca dhe ju mund ta konfirmoni dhe e dyta për të mos marrë në gojë njerëz, për të mos e bërë një seri tjetër të telenovelës për të cilën ju tregova një seri, ku njerëz merreshin nëpër gojë dhe rrethi ishte I mbyllur për të mos future në siklet lloj lloj njerëzish.
Ne do të vazhdojmë procesin dhe do të duhet të flasim me këdo qoftë. Ka plot që mund të thonë faleminderit shumë po nuk dua të bëhem president.
Ju vazhdoni na qani hallin ne. ky proces nuk pret se është koha e shkurtër. Ndaj unë ju them sot publikut që na ndjek që qëllimi nuk është të bëjmë zgjedhje joreale dhe të zgjedhim president nga grupi ynë parlamentar. Sepse edhe këtë mund ta bënim dhe se kishim problem por nuk është ky qëllimi.
Ne duam ti japim Shqipërisë një president që të jetë përfaqësues përtej PS I cili të garantojë disa cilësi të thjeshta që sot për fat të keq janë bërë të domosdoshme dhe të jashtëzakonshme pot ë kemi parasysh se kë kemi në zyrën e presidentit, që të jetë një shqiptar normal. Nëse ju shkoni drejt kësaj zgjedhje, të jeni të sigurt që biem dakord bashkërisht që përfaqëson këto cilësi, ne do të votojmë.
Nëse del nga goja e të vdekurit nuk merret parasysh.