Studiuesja gjermane Suzana Starikov ka postuar në rrjetet sociale një lajm të bujshëm. Sipas saj, kryeministri shqiptar Edi Rama do të jetë pasuesi i Jens Stoltenberg si Skretar i Përgjithshëm i NATO-s.
Ajo shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të Aleancës. Kandidatë për këtë post ishin Katja Kalas dhe Edi Rama, me këtë të fundit që mesa duket ka përparësi.

Kjo do të thotë se Shqipëria do të mbetet pa kryeministër, pasi Rama do të kalojë në krye të NATO-s. Nuk dihet sa i vërtetë është ky lajm, pasi nuk ka asnjë konfirmim nga burimet zyrtare.