Më mirë ta kishim mbyllur para kësaj pyetje. Njerëzit mendojnë se politikanet thonë atë që nuk mendojnë dhe besojnë atë që nuk bëjnë. Nga këta ka plot, se kot s’ka dalë. Dua t’iu them shumë sinqerisht, e para nuk do isha marrë ndonjëherë me politikë sikur të kisha lindur në Francë, dhe as nëse do kisha lindur Shqipëri por mos të ishte ndërthur historia me jetën time, aq sa të vishja kostum që nuk e mendoja. Kur jam përfshirë me politikën kam pasur vath në vesh, dhëmbë origjinale, se këto që shihni sot janë të prodhuar nga dentisti. Kam pasur flokë më të gjata se të gjithë ju këtu. Rodhën gjërat në një mënyrë të caktuar, sepse jeta është ajo që na ndodh kur ndërkohë po bënim plane të tjera. E besoj 100% që rruga e vetme për të dalë nga inercia dhe për të prodhuar mirqenie është Ballkani i Hapur për ne. Si pjesë e integruar në rrugën për integrimin e plotë në BE. Nuk varet nga ne. Kosova duhet të lëvizte pa viza prej vitesh. Jeni i vetmi komunitet në Europë me viza. Jeni komuniteti i vetëm që NATO e ka ccliruar nga një diktature etnike. Është absurd. Gjyshërit tuaj, jetotnin nën Sllobodan Millosheviccin dhe lëviznin lirisht në Europë me pasaportën e Jugosllavisë. Ju jetoni në shtet sovran dhe nuk lëvizni lirisht. Pse? Sepse Europa nuk mban fjalën. I thanë Kosovës duhet të bëni këto detyra për të siguruar kufijtë dhe më pas do liberalizojmë vizat. I bëri Kosova të gjitha, sicc thotë raporti i vetë BE-së. Ketu 2 milionë njerëz nuk lëvizin dot, a thua se po u hapën kufijtë do të ndodhë një evazion dhe do mbushet me ujë Parisi dhe Berlini. Ky është një turp dhe unë e kam thënë. E kuptojnë se është turp por nuk e thonë . Shqipëria duhet t’i kishte filluar negociatat dhe nuk i fillojnë. Sot BE udhëhiqet nga sondazhet. Sipas sondazheve veprojnë. Ne nuk kemi rrugë tjetër veccse t’i bëjmë Shqipërinë dhe Kosovën me standarde europiane. Ner duhet të bëjmë maksimumin që të heqim kufijtë këtu, se BE nuk vjen dot të na thotë këti mos ta bëjmë.