Home AKTUALITET Edison Hasanaj kandidati dinjitoz për Tropojën

Edison Hasanaj kandidati dinjitoz për Tropojën

4404

Unë jam Edison Ragip Hasanaj jam nga fshati Degë i rrethit Tropojë. Kam lindur dhe jam rritur në Tropojë. Studimet e mesme i kam kryer pranë shkollës mesme Asim Vokshi. Jeta ime publike ka qënë aktive që në fillore ku merrja pjesë në aktivitete që organizonte shkolla. Më pas arrita të jem pjesë e ansamblit Dardania si recitues dhe krijues poezish. Pas mbarimit të shkollës mesme unë fillova studimet në Tiranë për Shkenca Politike. Pas vitit të parë të studimeve në Tiranë më ishte pranuar kërkesa dhe në një universitet në Kosovë pikërisht në kolegjin Universum. U paraqita dhe fillova njëkohesisht të ndiqja te dy programet në dy fakultete. Në kolegjin Universum e ndiqja në platformë online dhe provimet i jepnim në Auditor. Menjëherë pas përfundimit të studimeve u rregjistrova në akademinë Elita Politike ku mora titullin “Njohës i politikave” . Më pas erdhën rrethanat dhe u bëra pjesë e Bindjes Demokratike. Ne vitin 2019 ishte perballja ime e parë si kandidat politik. Rrethanat nuk ishin mjaft te qarta por un arrita te marr besimin e një pjese të votuesve. Në kuadër te ketij besimi nuk arrita te jem fitues por që tani mu dha rasti për përballjen e dytë politike duke qënë kandidat për deputet në parlamentin Shqiptar. Përball kam kandidatë të cilët janë shumë te spikatur në karrierën e tyre por unë besoj se do jem surpriza e këtyre zgjedhjeve në Qarkun e Kukesit pasi mora besimin e bordit drejtues për të qënë numri 1 si perfaqesues në këtë qark. Unë kërkoj me vendosshmeri perkrahjen tuaj në këto zgjedhje për të qënë zë aktiv i juaji në parlamentin Shqiptar dhe për të zgjidhur çdo problem që kemi apo do të kemi rrugës pa dallim të ngjyrave të partive politike.