Shefi i Kabinetit të Presidentit Ilir Meta, Edmond Panariti ka publikuar listën e çmimeve të qumështit në disa vende në tregun e Open Ballkan dhe në tregun Europian ku rezulton se shifrën më të lartë e ka Shqipëria.
Ai thekson se kjo nënkupton më pak para për fermën dhe më shumë taksa për prodhuesi i cili tashmë është i gjunjëzuar.
“Arsyet i dimë, i njohim, por nuk duam ti shohim! Pak para për fermën dhe shumë taksa për prodhuesin, tashmë të gjunjëzuar”, shkruan Panariti.
Statusi i plotë i Edmond Panaritit
Lexo mirë sot … një litër qumësht në treg, për të kuptuar stallat bosh të lopëve nesër!
Lexo për të kuptuar përse qumështi rrjedh nga lart – poshtë dhe jo ashtu siç duhet dhe e meriton nga poshtë – lart.
Më poshtë po rendis çmimet për ç’do litër qumësht në tregun e Open Ballkan dhe në disa vënde të tregut të Bashkimit Evropian.
Çmimet janë në dollarë për të kuptuar më mirë krahasimin mes vëndeve.
1 liter qumësht në Shqipëri… 1.16 dollarë
Kosovë……………………………… 1.05
Serbi………………………………….. 0.9
Mal i Zi……………………………….. 0.9
Bosnjë………………………………… 0.78
Hungari………………………………. 0.7
Çeki…………………………………….. 0.8
Poloni………………………………….. 0.64
Spanjë…………………………………. 0.85
dhe lista vazhdon…. në bazën statistikore prestigjioze të dhënave Numbeo..
Arsyet i dimë, i njohim, por nuk duam ti shohim!
Pak para për fermën dhe shumë taksa për prodhuesin, tashmë të gjunjëzuar.