Banorët e Porto Romanos ditën e sotme kanë dalë sërish në protestë ku i bëjnë thirrje qeverisë që të largojnë depozitat e gazit nga lagjja e tyre.

Me pankarta në duar së bashku me fëmijët e tyre, banort janë shprehur se kjo deposit rrezikon jetën e mijëra banorëve.

Sipas banorëve është e treta herë që në zonë ka shpërthime dhe frika e tyre më e madhe është përsëritja e Gërdecit.

I gjithë ky shqetësim ka ardhur pas shpërthimit i cili u shua nga ndërhyrja e zjarrëfikseve.

“Kjo është një fushë e minuar, ti vënë gishtin kokës, është kot edhe kryeministri i vendit, po të jetë puna unë jam i majtë. Në fillim na kanë ardhur dhe na janë prezantuar si biznese kozmetike, dhe më pas e kanë bërë depozitë gazi”, shprehet një prej banorëve.

“Ky gaz këtu dëmton Durrësin, Krujën dhe Tiranën, sa herë jemi ankuar ne, po nuk na pyet njeri”, thotë një tjetër prej qytetarëve.