Deputeti i PD-së Edmond Spaho, i tërhoqi vëmendjen ministres Elisa Spiropali, për përmendjen e Foltores në Kuvend, gjatë debatit të saj me Lulzim Bashës.

Spaho tha se e kupton frikën që ndjen qeveria nga Foltorja, por për fat të mirë shqiptarët do të dinë që ti japin përgjigjen e duhur qeverisë.

“Është hera e dytë që zini në gojë Foltoren, doni të sulmoni në thonjëza njëri tjetrin, edhe pse nuk ka asnjë arsye. E kuptoj frikën që ju vjen nga Foltorja, për fat të mirë shqiptarët e dinë këtë, prisni dhe do të kuptoni”, u shpreh Spaho.