Komisioni i Rithemelimit ka gjetur tani mënyrën sesi do t’i bëjë pjesë të procesit zgjedhor që po zhvillohet në bazë të PD-së edhe deputetët që kanë dalë kundër tyre.

Deputeti Edmond Spaho tregon udhëzimet që kanë marrë anëtarët e Rithemelimit nga mbledhja e 13 prillit, ku sjell shembull deputetët e qarkut Korçë që sipas tij po mbyllin një proces gjithëpërfshirës.

Janë porositur të gjithë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit që urgjentisht të kontaktojnë deputetët dhe t’i angazhojnë në grupin që drejton grupin e riorganizimit në çdo degë. Salianji nuk mori ftesë? Unë di që është pjesë e procesit në Korçë”, deklaroi ai.

Berisha deklaroi një ditë më parë së auditimi i procesit do të zhvillohet në të gjitha degët e PD-së, teksa  Spaho shpjegoi se si do të jetë i përbërë grupi i punës për të shmangur çdo përplasje mes demokratëve.