Policia e Shtetit ka reaguar pas një lajm të publikuar nga media, ku thuhej se policët nuk u janë paguar orët e natës dhe orët shtesë dhe as nuk është aplikuar rritja e pagës së tyre, me 15%.

Në deklaratë thuhet se të gjithë punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariateve në varësi të saj kanë marrë në fillim të muajit nëntor, shtesën në pagë, sipas VKM-së, që nga data e fillimit të efekteve financiare, në zbatim të vendimit.

Gjithashtu, të gjithë punonjësit e Policisë në varësi të kësaj Drejtorie kanë marrë rregullisht përgjatë 10-mujorit të vitit 2022, pagesat për orët e natës dhe për orët e shërbimit suplementar.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjete sociale, në të cilin pretendohet se punonjësve të Policisë nuk u janë paguar orët e natës dhe orët shtesë dhe as nuk është aplikuar rritja e pagës së tyre, me 15%, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë deklaron me përgjegjësi të plotë se:

Të gjithë punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariateve në varësi të saj kanë marrë në fillim të muajit nëntor, shtesën në pagë, sipas VKM-së, që nga data e fillimit të efekteve financiare, në zbatim të vendimit.

Gjithashtu, të gjithë punonjësit e Policisë në varësi të kësaj Drejtorie kanë marrë rregullisht përgjatë 10-mujorit të vitit 2022, pagesat për orët e natës dhe për orët e shërbimit suplementar.

Policia e Tiranës shpreh keqardhje që herë pas here publikohen lajme disinformuese, me qëllim dashakeq, për të demotivuar punonjësit e Policisë së Shtetit dhe për të përbaltur punën dhe sakrificën e tyre.