Nuk shkoi në shkollë sepse nuk ka asnjë kusht ekonomik

Kjo është Eglina! Është vetëm 8 vjeç dhe dëshira e saj ishte që sot njesoj si bashkëmoshatarët dhe shokët të shkonte në shkollë.

Por, mundi vetëm ta shihte nga kangjellat.

E vetmja gjë që ajo kishte sot ishte dëshira dhe këto libra. Lotët i rrjedhin nga sytë e vegjël kur tregon se në shkollë nuk hyn dot sepse nuk ka as këpucë, as çantë e as rroba.

Ajo kërkon ndihmë.

E ëma nuk i mban dot lotët teksa sheh të bijën të qendroj në shtëpi kur shokët dhe shoqet e saj janë në klasa. Fatbardha vuan nga një sëmundje e rëndë dhe 10 mij lekë kemp që merr i harxhon për vizita dhe ilaçe.

I njëjti fat duke se pret edhe Anesën e vogël e cila edhe pse është dy vjeç nuk është regjistruar as në çerdhe as në kopsht. Drama e tyre nuk mbaron këtu! Babai i ka braktisur rreth dy vite më parë dhe Eglina me nënën dhe motrën e saj nuk kanë as shtëpi.