Home SHOWBIZ Einxhel Shkira zhvendoset në Afrikë, moderatorja zbulon arsyen e këtij vendimi të...

Einxhel Shkira zhvendoset në Afrikë, moderatorja zbulon arsyen e këtij vendimi të papritur

227

Një nga vajzat më të komentuara të ekranit, Einxhel Shkira, është zhvendosur ditët e fundit në Afrikë. Këto kohë ajo ka publikuar foto vetëm nga Afrika dhe ky fakt ju ka bërë shumë përshtypje ndjekësve të moderatores.

Ajo ka treguar së fundmi se është zhvendosur për të jetuar atje dhe ka zbuluar për ndjekësit e saj se cila ishte arsyeja e këtij vendimi.

“Puna që po bëj është një projekt që s’ka lidhje me jetën publike prandaj preferoj ta mbaj private. Kam mësuar që jo kushdo ta do të mirën këtu, përkundrazi…kam mësuar se sado të përpiqesh të tregohesh e sinqertë sërish ka njerëz që dyshojnë për çdo gjë. Të paktën nuk ika në Dubai siç ishin të sigurt ca prej jush”, shkruan Einxhel.

Ajo shton se në Shqipëri nuk e mban më asgjë dhe se është një shpirt i lirë. Moderatorja thotë se është lodhur nga kornizat në Shqipëri dhe se duhet të sillesh sipas rregullave të shoqërisë, që të mos paragjykohesh nga të tjerët.

“’Çfarë po më mbante të rrija?’ Kjo ishte pyetja ime dhe kur s’të mban asgjë atëherë je e lirë të ikësh kudo që të thotë mendja. Unë isha një shpirt i lirë që po mbytesha nga kornizat për të qenë ajo që duhet dhe paragjykimet nga njerëzit që s’do më njohin kurrë kush jam në të vërtetë. Këshilla ime e vetme është të ndjekësh mendjen, zemrën shpirti”