Ekonomia shqiptare ka nisur të rimëkëmbet pas pandemisë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë 2021 rritja ekonomike është 8,54% ose niveli më i lartë i regjistruar që prej vitit 2001. Por kjo shifër vjen më tepër si pasojë e llogaritjes me vitin 2020 ku pati një tkurrje të fortë të ecurisë ekonomike me rreth -4% si pasojë e pandemisë Covid.
Gjatë vitit që lamë pas të gjithë sektorët kanë pasur një rritje të ndjeshme të udhëhequr nga ndërtimi. Të dhënat e INSTAT tregojnë se sektori i ndërtimit ka pësuar një rritje me 16.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.Po ashtu edhe sektori i pasurive të paluajtshme ka pasur një rritje me 12% nëse e krahasojmë me periudhën e pandemisë.