Home AKTUALITET EKSKLUZIVE/ Grushtet në Kamzë, Sinani: Eni Llazani gënjen për racizmin

EKSKLUZIVE/ Grushtet në Kamzë, Sinani: Eni Llazani gënjen për racizmin

55

Trajneri i Elbasanit në basketboll për meshkuj, Banush Sinani, reagon ndaj akuzave të hedhura nga kolegu i tij i Kamzës, Eni Llazani, i cili pretendon se ka qenë ekipi i Elbasanit ai që ka provokuar sherrin duke bërë fyerje raciste ndaj kundërshtarit.

“E mohoj kategorikisht që dikush nga ne të ketë përdorur shprehje raciste ndaj lojtarëve të Kamzës. Mund të them që trajneri Llazani gënjen për çdo fjalë që thotë. Sherri nisi nga stoli i Kamzës, pasi ne ishim aty gjatë një aksioni dhe ishim duke luajtur ndeshjen. Ne ishim duke luajtur në fushë, ndërsa vjen lojtari i Kamzës dhe godet”, shprehet Sinani, tekniku elbasanas.