Plas te Kukësi. Mesfushori Vesel Limaj konfliktohet verbalisht me djalin e presidentit të nderit të Kukësit, Safet Gjici.
Duke parë bojkotin e lojtarëve për shkak të pagave të padhëna, klubi kishte njoftuar futbollistët që të paraqiteshin te zyra e financës për të marrë pagat e tyre, një rrogë nga katër që i kishin detyrim.
Limaj paraqitet normalisht dhe firmos mandatin e pagesës së një rroge, pasi ra dakord fillimisht që klubi nuk i ka asnjë detyrim, në mënyrë që futbollisti të mos pretendonte për pagat më vonë dhe të ndiqte rrugën gjyqësore.
Në këto momente vjen djali i presidentit Gjici, i cili i kërkon të firmosë një tjetër letër (e paqartë se çfarë ishte). Limaj nuk bie dakord dhe më pas aty nis një konfrontim më së shumti verbal dhe shtyrje, por që ndërhyrja e personave të tjerë nuk lejoi rëndimin e mëtejshëm të situatës.