Dy miqësoret do të zhvillohen në datat 5 dhe 8 qershor.

Risitë për Kombëtaren në këto dy miqësore janë dy portierët e skuadrave të Kategorisë Superiore, Alen Sherri i Laçit dhe Romeo Harizaj i Apolonisë, gjithashtu risi është edhe sulmuesi pogradecar i skuadrës turke Ankaragucu, Endri Çekiçi.

LISTA E TË GRUMBULLUARVE NË KOMBËTARE –

PORTIERË: Etrit Berisha, Gentian Selmani, Alen Sherri, Romeo Harizaj.

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Frederik Veseli, Arlind Ajeti, Albi Doka, Lorenc Trashi.

Mesfushorë: Amir Abrashi, Qazim Laçi, Ermir Lenjani, Ylber Ramadani, Odise Roshi, Keidi Bare, Sherif Kallaku.

Sulmues: Armando Broja, Endri Çekiçi, Sokol Cikalleshi, Rei Manaj, Taulant Seferi, Bekim Balaj.