Përplasjet mes një efektivi të SHÇkb- së dhe një oficeri në paraburgimin e Vlorës, ishin shkaku i vërtet operacionit blitz në ku u angazhuan rreth 150 efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejt. Ku u konstatuan vetëm elektroshtëpiake të pa pajisura me vulë të imstitucionit.

Në dokumentacionin që Fax News disponon, një efektivë i SHÇKB , A . Dalipaj ka kërcënuar dhe fyer për motive personale, shefin e sigurisë së burgut të Vlorës Feim Alisinani. Ky i fundit në një Ankës dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke vënë theksin të kërcënimet që Daupaj bënte vazhdimisht mbi efektivin për lejimin e drogës dhe futjes së sendeve të paligjshme në institucion.

Sipas Alisinanit ai dhe familja e tij ndihen të kërcënuar pasi automjeti i tij u shkrumbuan mesnatën e dt 27. Nëntor të vitit të kaluar.

Ku dy persona u panë nga kamerat e sigurisë që i vinin zjarrin automjetit të Alisinanit, pa arritur të evidentohen nga policia.

Aktualisht, nuk është marrë asnjë masë, ndërsa efektivi i SHÇBA-së , rezulton i pezulluar nga rradhët e policisë disa herë .

Historiku:

Për herë të parë komisari lirohet nga detyra në 1993 për braktisje të vendit të punës.

A.Dalipaj, rikthehet në detyrë për tu liruar sërish vitin 2004, për mosparaqitje pa arsye në punë.

Për të njëjtat motivacion Gjykata Administrative në viti 2014, ka marrë vendim të formës së prerë për të mos e rikthyer në detyrë efektivin në rradhët e policisë së shtetit.

fax