Prej ditësh fansat e Kylie Jenner kanë hedhur dyshime se ajo është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë dhe kjo ka ardhur jo pa arsye. Ato kanë vënë re disa veprime të ndryshme në mediat e saj sociale.

Kylie publikoi së fundmi një foto ku dukej se po konsumonte sushi, të cilat ishin të gjitha me bazë avokado dhe nuk kishte asnjë shenjë peshku.

Kylie duke ngrënë sushi pa peshk?! … ajo është shtatzënë”, komentuan fansat.

Të tjerët shtuan: “… Unë mendova të njejtën gjë”.

E gjitha filloi pasi ylli i “Keeping Up With The Kardashians” postoi foton e mëposhtme, e cili nxiti mjaft dyshime. Gjithashtu dhe me postimin e fundit shkaktoi shumë komente me pyetjen: ‘A je shtatzënë?’.

Në fakt ky lajm nuk është aspak i vërtetë dhe këtë e ka treguar një burim i sigurt për “The Sun”.

“Ajo nuk është shtatzënë, megjithëse ata janë përpjekur për foshnjën numër dy gjatë muajve të fundit.“, tha burimi për gazetën The Sun.

Kylie Jenner dhe Travis Scott janë sërish zyrtarisht bashkë dhe këtë lajm e ka konfirmuar vetë Travis, pasi bëri një deklaratë super romantike për “gruan e tij” (ashtu siç ai e quan Kylie-n) para miliona ndjekësve.

Teksa ishte duke marrë një çmim në Parsons Benefit, Travis konfirmoi se vazhdon ende të jetë i dashuruar me Kylie Jenner. Në fund të fjalimit të tij ai përshëndeti publikisht partneren dhe vogëlushen e tyre, Stormi.

“Stormi, të dua dhe grua, të dua”, u shpreh Travis dhe kaq u desh që të pranonte hapur rikthimin me Kylie Jenner.

icon style