Avni Buci, 48 vjeç, është ekstraduar ditën e sotme nga Zvicra drejt vendit tonë. Sipas informacionit të policisë mësohet se ekstradimi i 48-vjeçarit është bërë falë bashkëpunimit me Zyrat Qëndrore të Interpolit Tiranë dhe atij zvicerian.
Buci ka qenë i shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda dhe është dënur me 6 vite burg për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer më shumë se një herë dhe “Mashtrimi me kredi”.
48-vjeçari gjatë periudhës 2008-2011, në mënyrë të përsëritur, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash dhe automjete, duke mashtruar persona të ndryshëm fizikë dhe juridikë.
Njoftimi I plotë:
Interpol Tirana
Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ekstradohet nga Zvicra drejt vendit tonë, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda, të kryer në mënyrë të përsëritur.
Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët zviceranë, u bë ekstradimi nga Zvicra drejt vendit tonë, i shtetasit:
Avni Buci, 48 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të datës 21.06.2017, të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar ketë shtetas, me 6 vjet burgim, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer më shumë se një herë dhe “Mashtrimi me kredi”.
Shtetasi Avni Buci, gjatë periudhës 2008-2011, në mënyrë të përsëritur, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash dhe automjete, duke mashtruar persona të ndryshëm fizikë dhe juridikë.